MENU
klinika

Kërkesa e parashtruar në Kushtetuese dhe përgjigjja e Vitore Tushës

Pala e Presidentit vë në pikëpyetje legjitimitetin e Kuvendit

01.02.2022 - 14:37

Përpos kërkesës për dorëheqjen e gjyqtarëve, që u rrëzua në Gjykatën Kushtetuese, përfaqësuesit e presidentit Ilir Meta kërkuan një vendimmarrje lidhur me legjitimitetin e Kuvendit.

Përfaqësuesja e Presidentit Katrin Treska vuri në dyshim legjitimitetin e Kuvendit, duke theksuar se vendimi i marrë nga legjislatura e vjetër duhet të konfirmohet sërish nga Parlamenti i ri me 2/3 e votave. Pra pala e presidentit pyet nëse është vullneti i Parlamentit të ri i njëjtë me atë që kishte Parlamenti i vjetër.

Përfaqësuesja e Presidnetit Katrin Treska është shprehur se “për sa kohë është pranuar në legjislaturën tjetër, nëse do të pranohej kjo histori atëherë çdo vendim i legjilaturës së kaluar, ose nuk ka vlerë më ose do të duhej të konfirmohej edhe njëherë nga Kuvendi. Nëse çdo vendim i legjislaturës së kaluar duhet konfirmuar nga paraardhësja, atëherë edhe Presidenti i Republikës nuk qenka më në fuqi. I bie ky vendim është nul, nuk është i vlefshëm?! Ky është non-sens juridik”.

Duke iu përgjigjur kësaj kërkese, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha tha se vendimmarrja do bëhet publike bashkë me vendimin përfundimtar për kreun e shtetit.

“Të gjithë pretendimet që u parashtruan në këtë seancë do të bëhen pjesë e vlerësimit, analizës dhe vendimarrjes së Gjykatës Kushtetuese dhe përgjigjja do jetë në vendimin përfundimtar”, tha Tusha.