MENU
klinika

Scriptorium

“Papiruset e historisë”

08.02.2022 - 19:15

ULISES CULEBRO

Kaloi plot një vit nga dorëheqja e Adolfo Suarez, të cilin historia e ka titulluar protagonist i aventurës së demokracisë spanjolle, pavarësisht se e thërrisnin tradhëtar kur kalonte rrugëve dhe nuk e linin të qetë as kur shkonte në kishë. Përpara demokracisë aktuale, Spanja ka patur gjithmonë kushtetuta të paplota, qeveri që nuk administroheshin siç duhej, ka kaluar nëpër diktatura e luftë civile. Spanja vazhdon t´i bëjë gjërat përgjysmë edhe pse është demokraci e plotë.

Rezultatet e një studimi realizuar nga disa separatistë dalin në konkluzionin se demokracia është në rrezik, a nuk janë të vetëdijshëm që rreziku janë ata vetë? E quajnë Spanjën shtet shtypës, përpiqen me të gjitha mjetet që organizmat ndërkombëtarë ta shqyrtojnë mirë ¨pseudo¨demokracinë e Spanjës. Studimi e radhiti Spanjën poshtë Hungarisë përsa i përket të drejtave të njeriut.

Një nga defektet e demokracisë së vitit 1978 ka qenë pikërisht se kurrë s´ka qenë e mërzitshme por ne e dimë mirë që populli është i lumtur kur historia e tij është e mërzitshme. Populistët ashtu si separatistët e vënë në dyshim demokracinë aktuale, denoncojnë korrupsionin, monarkinë. Vazhdojmë të jetojmë në kohë të trazuara, edhe pse pa gjurmë gjaku. Falë medias, gjyqtarët, ata që organizuan grushtin e shtetit u gjykuan dhe u dënuan. Përsa i përket monarkisë, dy mbretërit e fundit e dinin që nuk ia vlen të apelosh një pseudo-demokraci mbi shtetin e së drejtës.

Trazirat dhe mitingjet tani zhvillohen në rrjetet sociale e mashtrimet trajtohen si akte historike. Në Librin e Irene Vallejo ¨Papirus¨ përkthyer në 30 gjuhë thuhet: ¨Librat e mbështesin demokracinë sepse bëhen pengesë për ata që duan ta manipulojnë historinë¨. Në këtë epokën tonë që është e sunduar nga ekranet, Irene e konisderon librin si mbrujtës së demokracisë pavarësisht se libri përpunohej nga materiale të thjeshta: argjilë, xunkth, lëkurë, bimë. Librat e historisë mund të shembin mashtrimet dhe t´iu tregojnë vendin të gjithë atyre që thyerjen e ligjeve e quajnë demokraci.

Ulises Culebro, gazetar në ¨El mundo¨, drejtor i ilustrimeve, jep mësim në Universitetin¨Complutense¨ në Madrid.

Artikulli u përkthye në shqip nga Albana Murra

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Scriptorium

“Poret”