MENU
klinika

"E dinë të gjithë, edhe SPAK"

Paralajmërimi i Bashës për zgjedhjet e 6 marsit

18.02.2022 - 12:57

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një takim me përfaqësues të biznesit në Durrës ka paralajmëruar se për zgjedhjet e 6 marsit, edhe faktori ndërkombëtar “po bën të gjitha përpjekjet që kësaj radhe mos përfundojnë si 339 “184”-tra”.

Lulzim Basha: E dinë të gjithë cfarë ka ndodhur në 25 prill. E dinë të gjithë e dinë dhe SPAK e faktori ndërkombëtar që po bën të gjitha përpjekjet që kësaj radhe mos përfundojnë si 339 “184”-tra.

Rrota është e madhe ndoshta ka filluar të lëvizë pak më ngadalë por kësaj radhe do lëvizë mirë.

Nuk do lëvizë deri më 6 mars ndoshta e 6 marsi do jetë një test i qartë i kësaj qeverisje.

Nuk besoj se do ta kalojë, pir pavarësisht se carë bëjnë ata, ata aq janë. Detyra jonë t’i ndërgjegjësojmë qytetarët që e kanë në dorë dhe zhvillimin ekonomik të Durrësit duke i dhene nje fytyre njerezore politikes.

Kreu i PD i bëri thirrje qytetarëve të dalin në votime në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

“Mos rrimë në shtëpi as në 6 mars, pavarësisht se janë zgjedhje të pjesshme pavarësisht se janë në atë madnat që janë, vota eshte instrument i fuqishëm”.