MENU
klinika

Si do të jetë qeveria e ardhshme

Parlamenti nuk e mbështet shkarkimin e Abazoviçit

03.02.2022 - 13:58

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç nuk u shkarkua pasi shumica e deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi nuk e mbështetën agjendën që parashikonte votimin për shkarkimin e tij.

Rrjedhimisht, zgjedhja e ministrit të Financave, Milojko Spajiç, në postin e Abazoviçit nuk ishte në rend dite.

Propozimi për të larguar Abazoviçin nga posti i zëvendëspresidentit u iniciua nga kryeministri Zdravko Krivokapiç si përgjigje ndaj nismës së mëparshme të Lëvizjes Qytetare të Ura dhe partive opozitare për të votuar mosbesimin ndaj Qeverisë së Krivokapiçit.

Nga gjithsej 81 deputetë, 77 ishin të pranishëm dhe vetëm 20 deputetë ishin për miratimin e rendit të ditës.

Para nisjes së seancës, zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq u tha gazetarëve se është e parëndësishme se si do të vendosin deputetët për largimin e tij dhe theksoi se gjëja më e rëndësishme për të ishte që Mali i Zi të ketë një qeveri të re evropiane, duke e zhbllokuar rrugën e saj evropiane.

“Të gjithë deputetët le të votojnë ashtu siç mendojnë. Unë pres që të votohet rënia e Qeverisë (Zdravko Krivokapiçit)”, deklaroi ai.

Abazoviçi tha se pret që qeveria e ardhshme të ketë mbështetjen e të paktën 49 deputetëve, detyra të qarta, kohëzgjatje të kufizuar, për të zhbllokuar rrugën evropiane dhe për të organizuar zgjedhje të ndershme kur të plotësohen kushtet për këtë.

“Si do të jetë qeveria e ardhshme, ndoshta do të ketë më shumë opsione. Kjo do të ishte e drejtë për qytetarët, nuk do të rrezikonte reformat ekonomike, as sezonin e ardhshëm turistik”, tha Abazoviç, duke shtuar se zgjedhjet e parakohshme janë një nga opsionet.

Nisma e kryeministrit për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Abazoviç u ndërmor pasi Lëvizja Qytetare URA, kryetar i së cilës është Abazoviç, ka paraqitur një mocion mosbesimi kundër Qeverisë, për të cilin Parlamenti do të vendosë më 4 shkurt.

Siç thotë kryeministri në propozimin për shkarkim, më 19 janar, “pas disa muajsh mosmarrëveshje me politikën e Qeverisë, deputetët e Lëvizjes Qytetare URA, së bashku me disa deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe partive të tjera, kanë paraqitur mocionin kundër Qeverisë. Nënkryetari Abazoviç, si kryetar i URA-s, nuk e kundërshtoi publikisht këtë iniciativë, duke iu bashkuar drejtpërdrejt atyre që punojnë kundër interesave të qytetarëve dhe qëllimeve të krijuara dhe të përcaktuara bashkërisht”, thuhet në propozimin e dorëzuar nga Krivokapiç.

Kryeministri Krivokapiq e quajti konceptin e një qeverie të pakicës si “mashtrim”, të propozuar nga Abazoviçi si një opsion për zgjidhjen e krizës në të cilën u gjend koalicioni fitues i DF, Demokratëve dhe URA-s.

Abazoviçi ka propozuar konceptin e një qeverie të pakicës në të cilën, siç tha më 17 janar, nuk do të ketë vend për DPS-në e presidentit aktual Millo Gjukanoviç, as për DF-në pro-serbe, por ka shtuar se do të donte që këto opsione politike të mbështesin qeverinë e pakicës.

Kërkesat e ndërsjella për shkarkimin e kreut të ekzekutivit në Mal të Zi janë epilogu i krizës disamujore, si ndërmjet Parlamentit dhe Qeverisë, ashtu edhe brenda vetë Qeverisë.

Qeveria e kryeministrit Zdravko Krivokapiç, e afërt me Kishën Ortodokse Serbe, e cila ndikoi drejtpërdrejt në zgjedhjen e kryeministrave dhe ministrave, u zgjodh në fillim të dhjetorit 2020 nga DF (Fronti Demokratik), Demokratët dhe Lëvizja URA.

Paralelisht me përpjekjen për zgjidhjen e krizës në institucionet e sistemit, ditët e fundit janë organizuar protesta në disa qytete malazeze, të drejtuara kundër lëvizjes URA dhe zëvendëskryeministrit Abazoviç, por edhe të gjithë atyre që mund të mbështesin konceptin e qeverisë së pakicës./REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendimi në dorë të Kuvendit

Malit të Zi vendos sot Dritan Abazoviç

"Kjo qeveri duhet të bjerë"

Abazoviç: Nuk pres asgjë spektakolare