MENU
klinika

Deklarata e Gazprom

“…do të vazhdojmë t’i shërbejmë Europës”

27.02.2022 - 15:01

Në Europë, një nga frikërat më të mëdha të përballjes ushtarake mes Rusisë dhe Ukrainës ka qenë çështja e furnizimit me gaz, pasi linja kryesore e furnizimit kalon nga ky vend.

Në deklaratën e fundit për shtyp të Gazprom bëhet me dije se pavarësisht përballjes ushtarake, furnizimi me gaz i Europës do të vijojë normalisht.

Sipas kompanisë, gazi do të vijojë të kalojë tranzit përmes territorit ukrainas.

“Fluksi i furnizimit me gaz do të jetë sipas kërkesës së konsumatorëve europianë, rreth 107 milionë m3 në 27 shkurt”, shkruhet në njoftim, raporton Reuters.

Kompania ruse Gazprom posedon rezervat më të mëdha të naftës ekuivalente dhe sipas analizave të kompanisë GlobalData, deri në vitin 2021 ishte prodhuesi më i madh botëror i gazit natyror.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN