MENU
klinika

“Ditë e re, mashtrim i ri”

PD akuza Berishës: Po bën fushatë me njerëzit e Tom Doshit, Vangjush Dakos dhe Aqif Rakipit!

13.02.2022 - 20:24

Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta në drejtim të Sali Berishës, duke e akuzuar atë për ‘aleanca’ me Tom Doshin, Vangjush Dakon dhe Aqif Rakipin.

Me një postim në Facebook, PD shkruan e është pikërisht kjo arsyeja se përse Berisha nuk i përmend këta tre emra, teksa nuk kursen akuzat për shumë politikanë të tjerë.

“Dite e re mashtrim i ri. Non grata mundohet të fshehë aleancën e tij të non gratave dhe me krimin, me gënjeshtra ordinere. Non Grata duhet t’u tregojë demokratëve, pse njerëzit e Qifes drejtojnë fushatën e tij në Vorë dhe Rrogozhinë? Pse njerëzit e tij negociojnë për të ndarë territore me Vangjush Dakon? Pse njerëzit e Tom Doshit bëjnë fushatë për të në Shkodër? Çfarë pazari ka bërë non grata me Qifen, Dakon e Doshin, që nuk u permendi dot as emrin? Të tjera pyetje kemi për non gratën që po përdor mekanizmat, biznesmenët dhe kriminelët e Edi Ramës për vota. Me mashtrime dhe gënjeshtra, non grata nuk u fshihet dot demokratëve. Ata e dinë mirë që ai është gati ta shkatërrojë PD për hallin e tij. Prandaj vota për Berishën dhe Metën, mban Ramën”, thuhet në postimin e PD-së.