MENU
klinika

Çfarë ndodhi në takimin 1-orësh në Presidencë?

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë

24.02.2022 - 20:16

Presidenti Ilir Meta mblodhi pasditen e së enjtes Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas sulmit ushtarak që Rusia ndërmorri ndaj Ukrainës.

Në këtë mbledhje nuk ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama, i cili u përfaqësua nga zv/Kryeministri Arben Ahmetaj. Po kështu, nuk mori pjesë as ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, e cila u përfaqësua nga zv/ministrja Megi Fino.

Në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që zgjati rreth 1 orë, u ra dakord me qëndrimet e NATO-s që ka dënuar agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës.