MENU
klinika

522 familje futen në shtëpi të re

Përfundon sot shpërndarja e çelësave në Laç

15.02.2022 - 12:59

522 familje në zonën 181 në Laç tashmë e kanë një banesë të re. Atyre iu dëmtua banesa nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pas 3 vitesh tashmë kanë marrë çelësat e shtëpisë së re. Bëhet fjalë për bllokun e pallateve të ndërtuara në zonën 1/1 në Laç. Ka qenë kryebashkiakja, Majlinda Cara, e cila ka dhënë detaje nga ky proces deri më tani.

“Ditën e djeshme ka përfunduar një pjesë e bllokut të pallateve dhe tani përfundojmë në total të gjithë zonën 1/1 prej 522 apartamenteve. Sa i përket banesave individuale, tashmë në Kurbin 218 familje kanë preferuar që të marrin grantin vetë dhe të ndërtojnë vetë banesën e tyre, rreth 112 jemi në proces të përfundimit të tyre dhe pjesa tjetër po aplikojnë për leje ndërtimi, një pjesë e mirë e banesave 225 të tjera ka filluar procesi i rindërtimi, njësi zbatuese Kurbin dhe ka filluar edhe ndërtimi”, tha Cara.

Programi i Rindërtimit investoi në ngritjen e lagjes së re qendrore të qytetit të Laçit, me 522 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë me standarde urbane të cilësisë së parë. Ceremonia e inagurimit të lagjes së re u bë me 17 janar, me praninën e presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Faleminderit nga të gjithë laçianët..."

Erdogan dhe Rama dorëzojnë çelësat e banesave