Policia Rrugore e Vlorës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore është arrestuar në flagrancë 1 drejtues mjeti dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, janë pezulluar 62 leje drejtimi, nga të cilat: 3 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 59 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar.
Janë vendosur 984 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:
– 537 masa për tejkalim shpejtësie;
– 66 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 2 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
– 23 masa për përdorimin e aparatit celular;
– 81 masa për parakalime të gabuara;
– 85 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
– 9 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
– 181 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Vlorës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.