MENU
klinika

Mes puthjeve dhe përqafimeve

PM surprizon Sarën në mënyrën më të veçantë! (VIDEO)

14.02.2022 - 13:22

DJ PM dhe Sarah Berisha janë kthyer në një nga çiftet më të pëlqyer e më të dashur për publikun shqiptar që pas historisë së tyre të krijuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Teksa lidhja e tyre vazhdon ende edhe pas eleminimit të të dyve nga formati, PM-i është kujdesur ta surprizojë Sarën në mënyrën më të veçantë.

Së fundmi, është xhiruar “Fan Club Big Brother VIP”, i cili kësaj here do të zhvillohet në një tjetër format. Emisioni do të zëvëndësojë spektaklin e madh të së martës, duke u transmetuar në orën 21:00, ku të ftuar janë të gjithë ish-banorët.

Gjatë xhirimeve është publikuar një video ku PM-i ka surprizuar Sarën me anë të një buqete të madhe në formë zemre me trëndafila.

Ai ja dhuron partneres së tij në mes të skenës dhe Sarah duket më e emocionuar se kurrë, duke i dhuruar kështu një puthje romantike!

Rikujtojmë se së fundmi Sarah ka folur për herë të parë në “E Diell”, në lidhje me takimin që ka pasur me nënën e DJ PM-it.

Blogerja u shpreh se në fillim takimi ishte i sikletshëm, por sipas saj nëna e DJ PM-it ishte shumë e sjellshme dhe ajo e ka qejf që Sarah është në krah të Pajtimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Edhe me armikun nuk do ishte sjellë kështu”

Kriset marrëdhënia Einxhel-Dj Dagz


Arben Derhemi bën lëvizjen e radhës

Rikthehet telenovela “Njerëz dhe Fate”?

U dhunua nga 20 policë në sy të bashkëshortes

Robert Aliaj rrëfen tmerrin e përjetuar

Beniada e thotë haptazi ‘dëshirën’ e saj

A do ishte e gatshme të futej sërish në BBV?