MENU
klinika

Vdekja e mistershme në Vlorë

Policia: Plagët e 46 vjeçarit si ato me armë zjarri

19.02.2022 - 15:16

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vdekjen e Altin Alikaj, 46-vjeçarit që u gjet në banesën e tij pa shenja jete ditën e sotme nga e ëma. Sipas bluve nga këqyrja e trupin të viktimës janë konstatuar dëmtime të ngjashme, si ato të shkaktuara me armë zjarri.

Viktima ishte shpallur i humbur më datë 11 shkurt nga kushëriri i tij në policinë e Vlorës. Sipas burimeve për Abc News dyshohet se viktima ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se emri i tij ishte i njohur nga policia si përdorues droge.

Në vijim informacionit paraprak, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “24 Maji”, ku është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A., 46 vjeç, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022, ju bëjmë me dije se: Nga këqyrja paraprake në trupin e shtetasit A. A., janë konstatuar dëmtime të ngjashme, si ato të shkaktuara me armë zjarri”, thotë policia.

Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Vlorës, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN