05.02.2022 - 21:26
Pas rënies së qeverisë në Mal të Zi, Dritan Abazoviç ka folur për herë të parë.
“E mirëpres zgjedhjen unanime të Maja Jovanoviç, me të cilën Këshilli Prokurorial tregoi profesionalizëm dhe integritet dhe kritikave iu përgjigj në mënyrën më të mirë”, ka shkruar ai në Twitter.
Ai shtoi se vendimet e radhës që sipas tij do të jenë edhe më të rëndësishme dhe se do t’i marrë pa vonesë.
Sipas Abazoviç tashmë po fillojnë edhe ndryshimet rrënjësore të këtij institucioni, siç thotë ai ndryshimet nisin me luftën e fortë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.