Herët mëngjesin e sotëm Rusia sulmoi me raketa Ukrainën, ku janë raportuar edhe viktimat e para.
E teksa frika dhe paniku ka pushtuar Ukrainën, president i vendit Volodymyr Zelenskyy u ka bërë thirrje të qartë qytetarëve. Ai është shprehur se kush do armë mund të shkojë t’i marri ato, për të mbrojtur veten, familjen dhe vendin.
“Ne po mbrojmë vendin tonë, ne luftojmë për vendin tonë dhe ne mbrojmë vendin tonë” tha ai.
Ndër të tjera zyrtarisht Ukraina ka ndërprerë çdo marrëdhënie diplomatike me Rusinë, tha Zelenskyy, dhe ka futur ligjin ushtarak në të gjitha territoret.
Duke i këshilluar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, ai tha “ne jemi të fortë, jemi gati për gjithçka”.
Kujtojmë që kur situata u tensionua Ukraina stërviti civilët nga mosha +16 se si të qëllonin me armë.