MENU
klinika

Pushtimi rus

Presidenti Ilir Meta shkon në ambasadën e Ukrainës në Tiranë

28.02.2022 - 13:34

Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë një vizitë pune në Ambasadën e Ukrainës në Tiranë këtë të hënë, në mes të një tensioni të rritur dhe frike që ka krijuar për paqen dhe sigurinë edhe të rajonit tonë, pushtimi rus në Ukrainë.

“Sot, në ora 13:00, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë një vizitë pune në Ambasadën e Ukrainës në Tiranë, ku do të pritet në një takim nga Ambasadori Sh.T.Z Volodymyr Shkurov.

Në përfundim të takimit, Presidenti Meta dhe Ambasadori Shkurov do të japim një prononcim LIVE për mediat”, thuhet në njoftimin e Presidencës.