MENU
klinika

Shoqata e Konvertuesve të Plastikës është kundër

Projektligji për heqjen e qeseve plastike nis nga 1 qershori

11.02.2022 - 12:00

Nga 1 qershori i këtij viti do të ndalohet prodhimi, shitja dhe futja e qeseve plastike për përdorim individual. Por ky projketligj është kundërshtuar nga bizneset. ‘Shoqata e Konvertuesve të Plastikës’, në një takim të zhvilluar sot me bizneset thotë qe qeveria po propozon një zgjidhje drastike. Sipas tyre prodhuesit, nuk janë vetëm prodhues ambalazhesh, por edhe pastrues të mjedisit.

‘50% e mbetjeve që prodhohen në vend nuk menaxhohen. Qeveria propozon një zgjidhje drastike dhe është një non sens i madh. Prodhuesit e qeseve nuk janë vetëm prodhues ambalazhesh, por edhe pastrues të mjedisit. Ne refuzojmë të trajtohemi si shkaktar të ndotjes. Në 27 subjekte është investuar sot me shumë se 50 milion euro dhe mbyllja aktivitetit do të kishte pasoja ekonomike dhe sociale, por dhe mjedisore se do ndërpritej dhe riciklimi.’- tha Vullnet Haka, president i Shoqatës së Konvertuesve të Plastikës në Shqipëri.

Nga ana tjetër ato thanë se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, ato do të bëjnë ankimim dhe do ta çojnë në arbitrazh.

‘Nëse nuk merren parasysh kërkesat tona, do të bëjmë ankimim, do shkojmë në arbitrazh. 2 mijë ton mbetje që prodhojmë shkojnë në eksport. Një pjesë e qeseve plastike që janë sot në Shqipëri vijnë nga jashtë 4-5 mije tone në vit.’- tha Haka.

Projektligji “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve” i hartuar në vitin 2019, u prezantua sërish në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, nga ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro, ku specifikoi se prej 1 qershorit 2022 do të ndalohet prodhimi, përdorimi dhe importimi i qeseve plastike.

Kërkesat e Shoqatës së Konvertuesve të Plastikës së Shqipërisë

1-Trashësia e qeseve plastike të “rënda” shumë përdorimshe të behet nga 35 micron për anë në 50 micron për anë.

2-Qeset plastike të “rënda” shumë përdorimshe të prodhohen me 100% lëndë të para që vijnë (përftohen) nga procesi i riciklimit. (Përveç rasteve kur ligji për “food contact” e përcakton ndryshe)

3- Në kuadrin e Ekonomisë Qarkulluese kompanitë që prodhojnë ambalazhe, qese plastike marrin përsipër që në afatin kohor, jo më shumë së një vit të instalojně impiante riciklimi, në mënyrë që sasitë e prodhimeve të plastikës që do të hedhin në treg, t’i rimarrin, riciklojnë e rifusin në zinxhirin ekonomik të vlerës.

Dhe në fund duam të saktësojmë se nëse sot ka qese apo mbetje të të gjitha llojeve nëpër lumenj e mjedise të tjera natyrore, nuk është faji i mbetjeve, por i atyre që i hedhin dhe atyre që nuk i menaxhojnë. E theksojmë këtë, për të sqaruar se vendi nuk mund të bëhet më i pastër duke hequr nga qarkullimi produkte, pasi në vijim të kësaj logjike, do të duhet të ndalojmë edhe ambalazhet e ujit, detergjentëve, edhe pijeve freskuese, edhe qeset e patatinave e gjithçka tjetër.

Paralelisht me forcimin e masave dhe rritjen e standardeve mjedisore, ne duhet të punojmě për menaxhimin e integruar të mbetjeve sipas direktivave Europiane, me prioritet ripërdorimin dhe riciklimin e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Ndalohen përfundimisht qeset plastike’

Rama mesazh industrive të prodhimit: Keni 9 muaj kohë!


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!