MENU
klinika

Operacioni në burgje/ Emrat

Punonjësit e policisë që akuzohen për shpërdorim detyre

02.02.2022 - 11:59

Policia e Shtetit ka zbardhur detaje nga operacioni i gjerë në burgje koduar “Trinom” ku janë implikuar 28 persona për veprat penale “trafikim narkotikësh” dhe “korrupsion i personave me funksione publike”.

Mes personave të akuzuar për shpërdorim detyre janë edhe katër efektivë dhe një ish-polic.

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore e proceduriale dhe ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës për masat e sigurisë për personat e implikuar në vepra të ndryshme penale, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 milionë lekë të rinj, një pistoletë tip “Glock”, si dhe sende e prova të tjera të cilat i shërbejnë hetimit.

Efektivët

Veli Bici, 61 vjeç, banues në Peqin, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;

Robert Dedaj, 62 vjeç, banues në Tiranë, ish-punonjës policie, aktualisht i vetëpunësuar si dedektiv privat, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;

Olgert Muçka, 38 vjeç, banues në Devoll, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;

Artan Dulillari, 55 vjeç, banues në Maliq, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;

Metkë Nurçelli, 39 vjeç, banues në Korcë, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.