MENU
klinika

"Jemi të bashkuar për të dënuar ashpër veprimet e Rusisë"

Pushtimi i Ukrainës/ Ambasadorja Yuri Kim takim me Ramën dhe Xhaçkën

24.02.2022 - 17:52

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryeministrin Rama dhe ministren e Jashtme Olta Xhaçka. Fokusi i takimit ka qenë pushtimi i Ukrainës nga forcat ruse.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në Twitter, ku theksohet se SHBA-ja dhe Shqipëria qëndrojnë të bashkuar krah aleatëve të tjerë dhe dënojnë ashpër veprimet e Rusisë.

“Ambsadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim diskutoi me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme Olta Xhaçka për pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia. SHBA-të dhe Shqipëria janë të bashkuar me të tjerët në mbarë botën për të dënuar në termat më të ashpër veprimet e Rusisë. #QëndroniMeUkrainën”, shkruhet në postimin e ambasadës amerikane në tëitter.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Bashkohemi me NATO dhe aleatët e BE-së"

Kryeministri Rama dënon sulmin ndaj Ukrainës