MENU
klinika

“Karrigen e ke nga unë, detyrën ta mbash vetë”

Rama: Lefter Koka nuk më ka folur kurrë për lekë!

23.02.2022 - 20:52

Kryeministri Edi Rama shprehet se ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka nuk ka biseduar me kreun e qeverisë për lekë, lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Gjatë komisionit hetimor për impiantet e menaxhimit të mbetjeve, Rama thotë se kushdo që ka përfituar për shkak të detyrës, pas shpinës së kryeministrit, duhet të përballet vetë me drejtësinë.

Rama: Ky është një revolucion që nuk e ndalni dot me komisione hetimore, as me afera që i ngrin lart. Prokuroria nuk duhet të ketë asnjë kujdes, duhet të hetojë çdo gjë, dhe kushdo qoftë që mund të ketë bërë çfarëdoqoftë për të përfituar, do të përballet vetë. Këto gjëra janë të ndara, nuk janë ndarë sot, por janë ndarë në ditën kur ministrat e mi marrin dekretet. Karrigen ku je ulur e ke nga unë, detyrën do ta mbash vetë. Kaq, secili të bëjë detyrën dhe punën. Unë jam këtu për të udhëhequr dhe të pastrojë Shqipërinë. Për të nxjerrë lekë nga plehrat, është krim. Kush e bën dhe kush e ka bërë ka përgjegjësi vetë. Në këtë pikë unë di të them, që me ministrat e mi përfshirë dhe Lefter Kokën unë kam punuar për këtë punë dhe nga gjithë bashkëpunimi me Lefter Kokën, nuk më ka folur për lekë, as ka dëgjuar nga unë asgjë tjetër përveçse të bëhet puna.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“U alarmova, kur dëgjova 430 mln euro”

Rama flet për akuzat ndaj Lefter Kokës e ministrave të tjerë