MENU
klinika

Vizita 4-ditore

Rama në OKB: Në një qëndrim me SHBA-të

15.02.2022 - 08:56

Kryeministri, Edi Rama takoi dje në SHBA, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres.

Ky takim vjen vetëm pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit. Kreu i qeverisë publikoi edhe pamjet nga takimi, ndërsa shkuan në “Facebook” se Shqipëria sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara.

“New York, selia e Kombeve të Bashkuara – Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara”.

Gjatë ditës së djeshme pati një pritje zyrtare të Shqipërisë për përfaqësuesit e 193 vendeve anëtarë të OKBsë, përfaqësues nga Senati/ Kongresi amerikan e miq të Shqipërisë me marrjen e mandatit dyvjeçar si anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit.

Para pak javësh Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara.

Gjatë këtij mandati, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin. Si anëtare e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022- 2023, Shqipëria është e gatshme të ofrojë kontributin e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërkombëtar.

Kryeministri Rama nisi dje vizitën disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kreu i qeverisë mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria është anëtare e përkohshme.

Kurse sot në Uashington, Rama do të ketë një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Ky takim i Ramës vjen pas vendimit se SHBA dhe vendi ynë të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës janë në kulmin e tyre, teksa Kievi ka kërkuar që prej ditës së diel një takim me Rusinë brenda 48 orëve për të shpjeguar rritjen e numrit të trupave në kufi, megjithatë nuk ka marrë ende një përgjigje.

Rusia, e cila ka më shumë se 100.000 trupa pranë kufijve të Ukrainës, mohon akuzat perëndimore se mund të planifikojë të pushtojë ish-fqinjën e saj sovjetike. Franca, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s kanë refuzuar kërkesat e Moskës për të përjashtuar mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në aleancën perëndimore të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Pikërisht kriza në Ukrainë dhe roli që Shqipëria do të ketë si bashkëpenëmbajtëse me SHBA-në të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e kanë çuar Kryeministrin Edi Rama në SHBA.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se Shtetet e Bashkuara po zhvendosin operacionet e Ambasadës së tyre në Ukrainë nga kryeqyteti Kiev në qytetin perëndimor të Lvivit, duke përmendur “përshpejtimin dramatik në grumbullimin e forcave ruse”. Lëvizja vjen pasi zyrtarët amerikanë po paralajmërojnë se Moska mund të nisë një sulm ndaj Ukrainës, përfshirë Kievin, çdo ditë, pasi grumbulloi më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit lindor të ish-Republikës Sovjetike dhe më shumë forca në Bjellorusi në Veri.