MENU
klinika

Kur do të takohet me Sekretarin Blinken

Rama niset sot drejt SHBA për samitin e OKB

13.02.2022 - 13:46

Kryeministri Rama udhëton sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria përfaqësohet si anëtare e përkohshme.

Në vizitën 4-ditore, është parashikuar dhe një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken, më 15 shkurt në Uashington.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 qershorit 2021, ku u nënshkrua dhe marrëveshja për rrjetin 5G.

Përveç Këshillit të Sigurimit dhe takimit me sekretarin e shtetit, Rama do të zhvillojë takime dhe me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Partneriteti ynë po forcohet dhe thellohet"

Ambasadorja amerikane poston foton e Ramës me Blinken