MENU
klinika

Si do jenë zgjidhjet?

Rama pas takimit me banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së madhe

10.02.2022 - 12:11

Kryeministri Edi Rama pas takimit me banorët e “5 Majit” ka deklaruar se ata nuk do të hidhen në rrugë.

“Kemi pasur një bisedë intensive dhe faktikisht unë kam sqaruar atë që ka qenë e vërteta qysh ditën e parë por e vërteta këtu i ka të vështira rrugët, sepse ka shumë pengesa dhe devijime të qëllimshme. Fakti është që për të gjithë banorët qoftë të zonës së 5 majit, të unazës të cilët janë të ndarë në dy kategori do të ketë një trajtim të dinjitetshëm njerëzor solidar njësoj sic u bë me të gjitha ata që humbën shtëpitë nga tërmeti

Ata që janë me certifikatë nuk kemi çfarë diskutojmë, zgjedhja është e qartë, ose dëmshpërblim financiar ose kompensim me këmbim që ata të marrin më shumë sec kanë

Për ata që janë pa letra, qasja është solidare, nuk është nxjerrje në rrugë. Unë ja tregova të gjitha procedurat. Shtëpia që është pa leje prishet dhe familja merr kompensimin me shtëpi njësoj si ata që mbetën pa shtëpi nga tërmeti. Deri në ditën e marrjes së shtëpisë paguhet nga shteti me bonus qiraje. Nëse gjeni një rast tjetër në vendet e ngjashme dhe hajde na e tregoni”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri kërkon negociata me banorët e “5 Majit”

Qytetarët presin Ramën me protesta para Kuvendit