MENU
klinika

Pandemia

Regjistrohen 260 raste të reja me COVID dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

19.02.2022 - 19:54

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 260 raste të reja me COVID nga 2016 testime të kryera në total. Ndërkohë janë shënuar 5 viktima për shkak të koronavirusit, konkretisht tre qytetarë nga Tirana 72-87 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 80 vjeç dhe një qytetar nga Elbasani 92 vjeç.

Janë 4,928 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 88 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 733 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 261,798 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet e reja me COVID janë identifikuar në këto bashki: 93 në Tiranë, 13 në Berat, 12 në Durrës, 11 në Sarandë, 10 në Shkodër, Vlorë, Lushnje, 7 në Kamëz, Korçë, 6 në Prrenjas, 4 në Kurbin, Krujë, Kavajë, Fier, Mallakastër, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Elbasan, 3 në Kukës, Lezhë, Mirditë, Shijak, Divjakë, Përmet, Gramsh, 2 në Tropojë, Rroskovec, Patos, Delvinë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Dimal, 1 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Vorë, Dibër, Libohovë, Maliq, Kuçovë, Poliçan.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anti-covid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon Ministria e Shëndetësisë.

Statistika (19 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 260
Të shëruar në 24 orë 733
Të shtruar në spitale 88
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2016

Testime totale 1,726,882
Raste pozitive 270,164
Raste të shëruara 261,798
Raste Aktive 4,928
Humbje jete 3,438

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,638
Fier 769
Vlorë 468
Elbasan 479
Berat 375
Lezhë 321
Durrës 187
Shkodër 184
Gjirokastër 173
Kukës 160
Korçë 152
Dibër 21

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kujdes shqiptarët po abuzojnë me antibiotikët"

Alimehmeti: Do të infektohen me Omicron ata që deri tani ishin kursyer

Lajmi që jep ministrja e Shëndetësisë

A do të hiqen përfundimisht masat kufizuese në Shqipëri?