MENU
klinika

FA Cup

Ronaldo humb penallti gjatë lojës, United eliminohet

05.02.2022 - 01:09

Manchester United ka zhgënjyer pritshmëritë teksa në përballjen me Middlesbrough është eliminuar në raundin e 1/16-tave nga FA Cup, ku falë goditjes së 11- metërshave, skuadra e Championship u tregua më e saktë teksa koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.

Djajtë e Kuq në fakt patën ndeshjen në dorë edhe pse fillimisht Cristiano Ronaldo gaboi nga pika e bardhë e penalltisë (hera e katërt në histori që portugezi gabon një penallti me fanellën e United), sërish skuadra gjeti forcën për të reaguar.

Kështu, vetëm pesë minuta pas gafës së CR7, ishte Jadon Sancho që realizoi pas një asisti të Bruno Fernandes. Sakaq, me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, miqtë ia dolën të barazonin me anë të Crooks në minutën e 64, duke surprizuar të pranishmit në Old Trafford.

Në vazhdim, megjithë përpjekjet United nuk ia doli të gjente sërish fundin e rrjetës dhe në këtë formë sfida iu drejtua kohës shtesë. Në asnjë prej shtesave, lojtarët nuk ia dolën të ishin të saktë për t’iu dhuruar fitoren skuadrave respektive.

Kështu, ndeshja u vendos nga 11- metërshat ku më të saktë u treguan lojtarët e Middlesbrough të cilët ekzekutuan saktësisht tetë penallti ndërsa për United gaboi Elanga duke penalizuar të tijtë.