MENU
klinika

"Largohuni nga Ukraina sa më parë"

‘Rrezik i besueshëm i përshkallëzimit të situatës’, ministrja e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë

12.02.2022 - 14:03

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, thotë se është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas dhe se rreziku për një përshkallëzim të situatës është i besueshëm.

Ndaj, ministrja e Jashtme shqiptare i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Ukrainë të largohen sa më parë nga ky shtet dhe gjithashtu të mos udhëtohet drejt tij.

NJOFTIMI

Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.

Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.

Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910;
ose në adresat e emailit:
[email protected][email protected]
[email protected]

Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.