MENU
klinika

Një litër po tregtohet me 193 lekë

Rritja e çmimit të naftës qeveria nuk ul taksat

17.02.2022 - 14:58

Rritja e çmimit të naftës është pranë niveleve më të larta disa-vjeçare, duke shkaktuar krizë në tregun vendas. Nuk mjaftonte rritja e çmimeve tavan të produkteve e shërbimeve por u rrit me shifra marramendëse edhe çmimi i naftës i cili ka pësuar rritje për herë të shtatë radhazi në vetëm pak muaj.

Në pikat me pakicë, nafta rezulton e shtrenjtuar ku një litër po tregtohet me 193 lekë, duke pësuar një rritje me më shumë se 5 lekë për litër.
Shkaku kryesor në rritjen e naftës gjatë kësaj periudhe ka qenë shtrenjtimi i karburantit në bursa ku një fuçi naftë është shitur 90 dollarë, çmim ky që nuk ishte parë që nga tetori i vitit 2018.

Gjithashtu një tjetër arsye mjaft e rëndësishme e cila ndikoi drejtpërsëdrejti në rritjen e çmimit të naftës duke e çuar kështu drejt 200 lekëshit, lidhet me paketën e fundit fiskale e cila parashikon indeksimin e akcizës me inflacionin, që ka filluar të zbatohet nga tregtuesit. Pra inflacioni ka arritur në nivelin më të lartë të dekadës prej 3.7%, ndërsa mesatarja vjetore e 2021 sipas Instat është 2%. Vetëm nga indeksimi i inflacionit nafta është shtrenjtuar me rreth 3-4 lekë për litër.

Mirëpo, skandalet në vendin tonë nuk kanë të ndalur! Ndërkohë që presim nga qeveria shqiptare të ketë një ndërhyrje në të mirë të popullit duke ulur taksat apo duke u vënë gjoba karburanteve e pronarëve të tyre të cilët abuzojnë në mënyrë direkte duke fiksuar e rritur çmimin, qeveria shqiptare bën të kundërtën.

Ajo do të ndikojë akoma më tepër në rritjen e çmimit duke shkaktuar këtë herë një ngritje inflacioni deri në shkatërrim të ekonomisë sonë pothuajse të rrënuar.

Ministria e Financave, përmes Drejtorisë së Koncesioneve, ka nisur procedurat për të dyfishuar tarifën e kontrollit të pompave në stacionet e karburanteve nga 14 mijë lekë për pompë në vit që është aktualisht në 28 mijë lekë në vit.

Kjo tarifë i paguhet kompanisë koncesionare Noa Control nga shoqëritë e karburanteve, por paguesi fundor i saj është konsumatori, pasi pikat e karburanteve e përcjellin koston në çmimin final të naftës.

Rritja e tarifës në këto kushte e rëndon drejtpërdrejtë barrën mbi qytetarët me të paktën 3.4 milionë euro në vit. E vetmja zgjidhje për ndalimin e rritjes së re të taksave mbi naftën është rezistenca qytetare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


40% më e shtrenjtë se gjatë pandemisë

Rritja e tetë në pak muaj/ Nafta shkon 199 lekë për litër!

Rritja e çmimeve të naftës, gazit dhe bukës

Si do të reagojë Banka e Shqipërisë?