MENU
klinika

Populli kundër pushtetit

Rusët në protestë: E urrej Putinin!

25.02.2022 - 19:27

        Një president që po shkatërron vendin dhe po nis një luftë të tretë – shprehen kritikët e Vladimir Putinit në Rusi, ndërsa në më shumë se 50 qytete vërshuan protestuesit, pavarësisht kërcënimit se do të akuzoheshin për tradhti.

Mijëra qytetarë marshuan, ndërsa kritikët e tij shpresojnë ta mundin atë. Ata dhanë intervista për mediet e huaja, përfshirë edhe BBC-në, pavarësisht se e kishin të qartë që, Kremlini, do ta shikonte.

Një grua shpërtheu në lot, duke u shprehur se nuk mund të përmbahej, ndërsa një tjetër protestuese u shpreh se, ‘‘shumica e rusëve, nuk e mbështesin këtë. Është e tmerrshme”.

People attend an anti-war protest, after Russian President Vladimir Putin authorized a military operation in Ukraine, in Saint Petersburg, Russia, February 24, 2022. REUTERS/Anton Vaganov

Ndërsa numri i protestave në një vend prej 180 milionë banorësh, ishte me mijëra, qëndrimi i tyre është përshëndetur nga mbarë bota, për shkak të politikës së Putinit për t’i ndaluar protestat, duke i burgosur ”armiqtë”. Ata folën, pavarësisht se u përballën edhe me arrestim, apo burgim, sepse Kremlini thotë se ‘komentet negative’ për mësymjen e Putinit në Ukrahinë, do të trajtoheshin si ‘tradhti’. Pavarësisht kësaj, ”Facebook”-u ishte i mbushur pamjet e rusëve të revoltuar.

Dmitry Muratov, redaktori i gazetës së vetme ruse kundër Putinit, që fitoi Nobelin për Paqen 2021, thotë se do të publikojnë versionin tjetër të ”Novaya Gazeta”, në dy gjuhë, atë ukrahinase dhe ruse, duke deklaruar:

“Ne nuk e njohim Ukrahinën, si vend armik’

I cilësuar “njeriu më i guximshëm në Rusi”, për shkak të kundërshtimit ndaj Putinit, ai tha për BBC, se dita e pushtimit solli turpin, duke shtuar: “Paqja jonë – populli i dashur rus, tani do të ndjejë urrejtjen e botës, sepse ne po fillojmë një luftë të tretë botërore, në qendër të Evropës. Vetëm lëvizja kundër saj e rusëve, mund të shpëtojë jetë në këtë planet”.

Më shumë se 1 000 protestuesve iu grisën pankartat dhe u tërhoqën zvarrë në paraburgim, ndërsa marshonin në rrugët e Moskës, pranë Kremlinit, duke brohoritur “Jo luftës!”, ndërsa makinat që kalonin u binin borive.

Një burrë i tha BBC-së: “Ndihet tmerri dhe turpi, për atë që po bëjnë autoritetet tona. Në rrethin tim të miqve, kjo është një ndjenjë shumë e zakonshme. Nuk kam votuar kurrë, për ata që janë në pushtet tani dhe bëra atë që munda, atë që një person në Rusi, është në gjendje të bëjë aktualisht për të ndikuar në jetën politike – shkova në protesta. Por, nuk mendoj se do të ketë të tillë tani. Të gjithë ndiejnë frikë.’

Në qytetin e lindjes së Putinit, Shën Petersburg, pati një protestë të madhe me qindra vetë, kryesisht të rinj, që brohoritnin kundër luftës dhe Presidentit, pavarësisht se Komiteti Hetues i Rusisë dha paralajmërim, duke u kujtuar se protestat e paautorizuara janë kundër ligjit.

“Kjo është dita më e turpshme dhe më e tmerrshme në jetën time. Nuk isha në gjendje, as të shkoja në punë. Vendi im, është agresor. E urrej Putinin. Çfarë tjetër duhet bërë, për t’i bërë njerëzit që të hapin sytë?’

Ka shpresa, se një luftë e pambështetur nga popuklli, me Ukrahinën, mund ta fundosë Putinin. Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, u shpreh ditën e djeshme, se, Presidenti rus po përpiqet të ”sigurojë trashëgiminë e tij”, duke parashikuar gjithashtu, se nuk ka për të qenë  ”siç ai dëshiron”,.. me besimin, për ta shkarkuar nga detyra.