MENU
klinika

Kërkesa e SHBA dhe BE

Sali Berisha deklaron votën kundër zgjatjes së afatit të vetingut

10.02.2022 - 13:21

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian kanë kërkuar nga politika që të votojnë zgjatjen e afateve të vettingut, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kanë deklaruar se do të votojë kundër.

Në një komunikim me gazetarët, ish-kryeministri u shpreh se ky është një proces korruptiv, i cili shoqërohet me shkelje ligjore. “Unë kurrë nuk do të votoj në kundërshtim me atë që mendojnë shqiptarët”, tha Berisha.

“Është bashkëqeverisja e pengut me pengmarrësin. Të dy qeverisin. Unë i kam shprehur qëndrimet e mia ndaj këtij procesi gjigand korruptiv, që shoqërohet me shkelje ligjore dhe që u përdor për gjah shtrigash nga Rama me ndihmën e Soros dhe që u përdor për s[pastrime krahinore të sistemit të drejtësisë. U përdorën disa standarde. Ky është një proces i flakur që nuk i beson më shoqërua shqiptare. Unë kurrë nuk do të votoj në kundërshtim me atë që mendojnë shqiptarët”, tha Sali Berisha.

Ndërkohë, më herë Partia Demokratike ka deklaruar se do të votojë pro zgjatjes së mandatit të vettingut, duke marrë në këmbim plotësimin e dy kushteve kryesore të saj, kryerjen e reformës territoriale dhe kryerjen e reformës zgjedhore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vota pro në Kuvend për mandatin e vetingut

Basha: T’i japim shansin një drejtësie t’u hedhë prangat…