MENU
klinika

Sanksione në tregti, teknologji, obligacione, valutë e programin hapsinor

SHBA “bllokon” Rusinë, Biden: Putin i pabindur

24.02.2022 - 21:13

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar te gjitha sanksionet ndaj Rusise, per shkak te sulmit dhe pushbtimit te Ukraines.

“Rusia “hodhi poshtë të gjitha përpjekjet” e Shteteve të Bashkuara për të zgjidhur shqetësimet e saj të sigurisë.

Sot do të autorizoj sanksione të reja dhe kufizime të eksportit kundër Rusisë. Ne do të kufizojmë aftësinë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, paund dhe jen.

SHBA vendos sanksione kundër bankës më të madhe ruse, sanksionet e reja amerikane vlejnë edhe për VTB. SHBA dhe aleatët synojnë të kufizojnë importet ruse të produkteve të teknologjisë së lartë me 50%.

“Putini është agresori. Putini zgjodhi këtë luftë. Dhe tani ai dhe vendi i tij do të mbajnë pasojat. Sanksionet e reja amerikane do të ndikojnë në obligacionet e kompanive më të mëdha shtetërore ruse.

Sanksionet e reja amerikane kundër Rusisë do të ndikojnë në programin hapësinor rus”, deklaroi Biden, i cili e quajtu Putinin një lider të pabindur. Biden thotë se ka autorizuar dërgimin e më shumë trupave amerikane shtese në Gjermani.

“SHBA është në kontakt me furnizuesit kryesorë të energjisë për të shmangur ndërprerjet e tregut global. Sanksionet e SHBA-së të krahasueshme me shkëputjen e Rusisë nga SWIFT”, deklaroi Biden, duke nenvizuar se nuk do te kete negociata me me Putin.

Biden përsëriti se forcat amerikane nuk do të luftonin në Ukrainë, por po dërgonin më shumë forca amerikane në NATO dhe se Aleanca ishte e përkushtuar ndaj mbrojtjes së saj kolektive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ukrainasit po bombardojnë qytetet e Donbasit"

Gjenerali rus ndryshon version: Nuk po godasim ne me raketa!

Këshilltari i Presidentit ukrainas pranon: E humbëm kontrollin

VIDEO/ Çernobili “bie”! BBC: Tanket ruse rrethojnë centralin bërthamor!