24.02.2022 - 16:49
Një ngjarje e rëndë është shënuar në shkollën 9-vjeçare “Mark Trokthi” në Laç. Rreth orës 09:00 ku nxënësit ishin në mësim, ka pasur një shpërthim të një pajisje elektrike duke shkaktuar shkëndija zjarri ndërsa ambientet e brendshme të shkollës janë mbuluar nga tymi.
Menjëherë janë evakuuar nxënësit dhe mësuesit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit duke shuar flakët.
Fatmirësisht nga ky zjarr nuk ka pasur persona të lënduar përveç dëmeve materiale. Mësohet se ka nisur një hetim lidhur me shkaqet e zjarrit.