Një lajm i mirë për sportin shqiptar në tërësi dhe për peshëngritjen në veçanti. Me anë të një konference për shtyp në ambientet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, njoftoi se Kampionati Europian i Peshëngritjes 2022, i parashikuar për t’u zhvilluar në Bullgari, do të mbahet tashmë në vendin tonë.
Aktiviteti do të zhvillohet në muajin maj në Tiranë. Ky do të jetë evenimenti i tretë madhor i peshëngritjes që do të zhvillohet në Shqipëri gjatë këtij viti.
Më parë, siç dihet, janë zyrtarizuar për t’u zhvilluar në Tiranë, si zgjedhjet për Federatën Botërore, gjithashtu edhe Europiani i moshave U-20 dhe U-23. Një mundësi për peshëngritësit tanë për të marrë të tjera medalje.