MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si duhet të ushqehemi kur kemi kiste në veshka?

04.02.2022 - 12:02

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si duhet të ushqehemi kur kemi kiste në veshka?

Mjeku: Aktualisht nuk ka një dietë të veçantë që përmirëson gjendjen e veshkave polikistike apo parandalimin e përkeqësimit të tyre. Megjithatë, një nga funksionet e veshkave është të eliminojë produktet e mbeturinave të trupit.

Burimi më i rëndësishëm i këtyre produkteve është ushqimi që hamë dhe në mënyrë të veçantë, proteinat. Kur një person e ka humbur një pjesë të rëndësishme të funksionit të veshkave, mjeku juaj duhet t’ju këshillojë një dietë të varfër me proteina.
Pra, shmangni konsumimin e sasive të mëdha të mishit të kuq. Kjo do t’ju ndihmojë të mbroni veshkat tuaja. Konsumoni në dietën tuaj burime të tjera të mira të proteinave, të tilla si: pulë, peshk, fasule dhe makarona.

Shmangni sasi të tepërt të kripës. Kjo është e rëndësishme kur individët marrin ilaçe për të kontrolluar presionin e gjakut dhe kur ka pamjaftueshmëri renale. Problemi me kripën është se shumica e njerëzve e duan shijen e saj dhe shumica e ushqimeve kanë kripë të shtuar. Në vend të kësaj, konsumoni fruta të freskëta, sallatë dhe perime të cilat janë opsione të vërteta të freskëta, të shëndetshme dhe përgatitja e tyre është e shpejtë.
Konsumimi sa më tepër i ujit ka shumë rëndësi për ta lejuar trupin të eliminojë produktet e mbeturinave. Është e rëndësishme që të pini shumë ujë për të shmangur dehidratimin.

Ne rekomandojmë që pacientët me probleme të veshkave polikistike të konsumojnë sa më pak pije që përmbajnë kafeinë, të tilla si: kafe, çaj dhe disa pije të ftohta.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.