MENU
klinika

Disa këshilla

Si të ruani një peshë të shëndetshme në shtatzëni

20.02.2022 - 22:14

Ka shumë arsye përse ju duhet të ruani një peshë të shëndetshme të trupit tuaj gjatë shtatzënisë.

Pyetja është, si ta arrini këtë?

Mund të filloni me disa ndryshime në përditshmëri, që të jeni të shëndetshëm ju dhe fëmija juaj.

Bëni kujdes nga sasia e ushqimit

Gjithmonë konsumoni një sasi të caktuar të ushqimit, në të njëjtën kohë rrisni marrjen e proteinave në mënyrë që të qëndroni të ngopur gjatë vakteve. Proteinat janë të domosdoshme jo vetëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës tuaj, por edhe për ruajtjen e nivelit të glukozës në gjak gjatë ditës. Burime të mira të proteinave janë: qumështi pa yndyrë, djathi pa yndyrë, peshku, pula, vezët dhe mishi me përqindje të ulët të yndyrës (pa dhjam).

May be an image of 1 person and text

1. Konsumoni ujë

Pini nga 10 -11 gota ujë në ditë. Mund ta zëvendësoni lehtë urinë me etjen, në këtë mënyrë do ta shuani etjen dhe do të ndiheni të ngopur. Përgjithësisht, gjatë periudhës së shtatzënisë duhet të pini më tepër ujë.

2. Qëndroni në lëvizje

Kryeni ushtrime të lehta gjatë ditës, ecja e shpejtë, noti, joga dhe ushtrime të tjera janë të nevojshme gjatë shtatzënisë, por sigurisht, gjithmonë me rekomandimin e mjekut tuaj.

3. Konsumoni ushqim, duke u treguar i zgjuar

Nëse jeni të uritur, mundohuni të bëni zgjedhje të zgjuara në ushqim. Do të jetë akoma më mirë nëse do të gjeni ushqim me kalori të ulët si zëvendësim.

4. Kërkoni këshillim

Ruajtja apo kujdesi për peshën në shtatzëni është një detyrë e rëndë për të gjithë, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për mënyrën e të ushqyerit, që të keni një peshë të shëndetshme për ju dhe bebin tuaj.