Edhe pse në rënie të dukshme, ekspertë të Komitetit teknik paralajmërojnë se nuk jemi në një situatë ku mund të hiqen maskat dhe kufizime të tjera të cilat në Shqipëri në fakt rezultojnë vetëm në letër.
Për Brataj shifrat pritet të pësojnë një tjetër ulje ,por ai i druan mutacioneve që mund të lindin. Dhe në vendet me nivel të ulët vaksinimi , ku përfshihet Shqipëria , ekspozimi ndaj shtameve të reja mbetet risk.
Tanimë jemi në një situatë kur qytetarët e e bizneset më shumë kërkojnë heqje të kufizimeve , për shkak edhe të shifrave në ulje. Madje kjo ka ndikuar që qytetaret të mos shkojnë më as të vaksinohen duke pretenduar se virusi po largohet.
Por me një niveli vaksinimi 44 % të të gjithë popullatës duket se nuk do të jetë i afërt vendimi i Komitetit teknik të ekspertëve për t’i hequr masat.