MENU
klinika

Tabaku mbyll komisionin

“S’keni asnjë lidhje me turpin kur formuloni recitimet”/ Rama përplaset me Zhupën

23.02.2022 - 22:57

Kryeministri Edi Rama është përplasur me deputeten demokrate Ina Zhupa në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Gjithçka nisi kur Zhupa lexoi akuzat e SPAK dhe i beri pyetje kreut të qeverisë se nëse ju besoni që një kryeministër nuk ka asnjë përgjegjësi i bie që asnjë kryeministër të mos akuzohet për korrupsion.

Kryeministri Rama iu kthye duke i thënë se je dhe vajzë e re, e humbët mundësinë të komunikoni me mua.

Debati

Edi Rama: Mos e hapni më mikrofonin… Zhupa se je dhe vajzë e re, e humbët mundësinë të komunikoni me mua. Kaq kisha me ju…

Ina Zhupa: Nëse ju besoni që një kryeministër nuk ka asnjë përgjegjësi i bie që asnjë kryeministër të mos akuzohet për korrupsion

Edi Rama: Zonja Zhupa e humbët mundësinë

Ina Zhupa: Është arrestuar zoti Koka…

Edi Rama: Ju do bëni karrierë në partinë ku jeni pasi nuk keni asnjë lidhje me turpin kur formuloni recitimet tuaja.

Jorida Tabaku: Nuk më duket normale të flasësh ashtu me një deputete. S’është normale….

Edi Rama: Mua më duket e neveritshme që pas gjithë kësaj maratone dhe atyre debateve që bëmë bashkë. Ju jeni kryetare komisioni.

Jorida Tabaku: Zoti Rama ju tërheq vëmendjen

Edi Rama: Pikërisht se është vajzë duhet të përmbahet shumë herë më tepër. Ku ishe moj, në hënë ishe deri tani. T’u përgjigja disa herë, por e ndryshova përgjigjen kur bëre prapë një akuzë pa pikë turpi. Po ku je ti këtu. Ka njerëz këtu që na ndjekin.

Ina Zhupa: Më vjen shumë keq që nuk mora përgjigje

Jorida Tabaku: Zonja Zhupa

Edi Rama: Ty s’ë duhet përgjigjia, detyra jote është të bësh këtë që bë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Karrigen e ke nga unë, detyrën ta mbash vetë”

Rama: Lefter Koka nuk më ka folur kurrë për lekë!