Shtëpia e Lirisë, LSI dhe Sali Berisha, nuk duket se i afrohet asnjë bashkie si potencial për të fituar në këto zgjedhje.
Kompania Pipos Prishtina, një nga më të njohurat në Kosovë për kryerjen e sondazheve paraelektorale, ka realizuar sondazhin e radhës edhe në Shqipëri për zgjedhjet e pjesshme vendore të 06 Marsit. Këto zgjedhje do të kryhen për Bashkitë e Durrësit, Shkodrës, Lushnjës, Dibrës, Vorës dhe Rrogozhinës. Në këto njësi zgjedhore, Kryetarët e zgjedhur të Bashkive për arsye të ndryshme nuk janë në detyrë dhe Presidenti i Republikës dekretoi zgjedhjet pjesore. Numri i votuesve që morën pjesë në këto Bashki në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, ato të 25 Prillit 2021, ishte rreth 271 mijë ose rreth 18% e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve në Shqipëri.
Bashkia me numrin më të madh është ajo e Durrësit.
Në zgjedhjet e 25 Prillit të vitit të kaluar në Durrës votuan 104 mijë votues ndërsa Bashkia më e vogël është ajo e Rrogozhinës me rreth 10,500 votues më 25 Prill. Në Shkodër votuan më 25 Prill 66,616 votues, në Dibër 28,051, në Lushnjë 44,744 dhe në Vorë 15707.
Ka një interes të shtuar të opinionit publik për të parë se sa është ndikimi I ndarjes së Partisë Demokratike nga largimi i Berishës dhe Lëvizjes së tij Foltorja. Përndryshe, interesi politik I këtyre zgjedhjeve është i reduktuar pasi për 12 muaj do të jenë zgjedhjet e reja vendore në gjithë Shqipërinë.
Hulumtimi i opinionit publik është zhvilluar në datat 1 deri 12 shkurt 2022 me mostër përfaqësuese prej 1050 respodentësh për secilën prej 6 Bashkive veç e veç. Teknika e anketimit e përdorur në këtë hulumtim ka qenë intervista të drejtëpërdrejta sipas metodës së rastësisë. Më poshtë gjeni të dhënat me përshkrimet e domosdoshme. Margjina e gabimit në këtë hulumtim mund të llogaritet në rreth 3%.
Sondazhi tregon qartësitsh situatën jo pozitive dhe vlerësimet negative ndaj qeverisjes aktuale në këto Bashki në nivel lokal ku asnjë Kryetar aktual bashkie nuk mer më shumë se 40% vlerësim pozitiv të punës së tij.
Gara elektorale duket se përqëndrohet mes dy forcave të mëdha politike, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duke lënë shumë pas në preferencë dhe orientim të votës kandidatët e prezantuar nga LSI dhe Sali Berisha.
Partia Demokratike duket se fiton Bashkitë Durrës, Dibër dhe Shkodër.
Partia Socialiste mer Bashkinë Lushjne, Rrogozhinë e Vorë me rezultat shumë të ngushtë me PD.
Pyetja që ju drejtua votuesëve të këtyre bashkive ishte: Ju lutem na thoni, nëse zgjedhjet për Kryetar Bashkie do mbaheshin sot, ju për cilin kandidat do të votonit?