MENU
klinika

Valëvitet flamuri kuqezi

Starton Olimpiada Dimërore, Shqipëria me një sportist

04.02.2022 - 15:32

Në Kinë ka nisur sot Olimpiada dimëror e “Pekin 2022”, një event ku merr pjesë edhe Shqipëria me skiatorin Denni Xhepa. 19-vjeçari shqiptar ka qenë i pranishëm sot në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës, duke mbajtur flamurin kuqezi.

Shqipëria ka parakaluar e 40-ta gjatë ceremonisë së hapjes së Olimpiadës (parakalimi bëhet sipsa alfabetit kinez), ndërkohë që të pranishëm në stadium kanë qenë edhe dy drejtuesit e KOKSH, presidenti Fidel Ylli e sekretari Gerti Shima si dhe anëtarë të tjerë të stafit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN