MENU
klinika

Po shitet 193 lekë për litër

Taksat e reja katapultojnë çmimin e naftës në vend

02.02.2022 - 12:40

Karburantet janë shtrenjtuar sërish ditët e fundit duke rënduar më tej buxhetet e familjeve shqiptare.

Nafta së fundmi duket se po i afrohet nivelit të 200 lekë për litër. Në disa pika të karburanteve në kryeqytet nafta shitet për 193 lekë, duke u shtrenjtuar me gati 8 lekë në raport me rritje e fundit.

Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë ku nafta tregtohej për rreth 148 lekë litri, qytetarë po e blejnë atë aktualisht me rreth 45 lekë më shtrenjtë.

Rritja ka vijuar edhe për benzinën. Aktualisht, në pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve benzina tregtohet për rreth 195 lekë për litër duke shënuar një shtrenjtim të ngjashëm me naftën, teksa nuk ka ndalur shtrenjtimin as çmimi i gazit.

Ky i fundit në disa nga karburantet shitet për rreth 94 lekë për litër.

Tendenca e rritjes së çmimeve të karburanteve nuk është ndalur që prej shkurtit të vitit të kaluar, ku që prej asaj kohe janë shtrenjtuar në mënyrë graduale.

Rritja po reflekton ndryshimet e paketës fiskale me vendosjen e taksave të reja, kryesisht prej indeksimit të akcizës në bazë të inflacionit që ka hyrë në fuqi prej janarit të këtij viti.

Ndërkohë, nga 1 korriku 2022 do të marrë fuqi edhe ndryshimi ligjor për unifikimin e akcizës së gazit në 6 lekë për litër për të gjitha llojet e përdorimit, çka pritet të sjellë rritje të mëtejshme të çmimit të tij.

Qeveria e pranon: Duhet disiplinim! (DEBATET)

Nëndeklarimi i pagave po rrezikon pensionet!

Projekti më i financuar në vitin 2023

Sa ka kushtuar tuneli i Llogarasë?