MENU
klinika

Mungon Edi Rama

Tensionet Rusi-Ukrainë, Presidenti Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

14.02.2022 - 14:19

Presidenti Ilir Meta do të mbledhë ditën e sotme Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Burime për mediat konfirmojnë se Këshilli e Sigurisë Kombëtare do të mblidhet për zhvillimet në Ukrainë.

Të njëjtat burime raportojnë se mbledhja do të nisë në orën 16:00, teksa bota po mban frymën nga një pushtim i mundshëm i Ukrainës nga Rusia.

Kujtojmë se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të thirrur nga Kreu i Shtetit nuk do të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, të cilët ndodhen në SHBA, ku do të marrin pjesë në Këshillin e Sigurisë të OKB.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN