MENU
klinika

“Hala është garant tu u ndërtu…”

Tuna ironizon për çmimin që s’ia dhanë në “Dancing With The Stars”

10.02.2022 - 14:52

Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu disa vite më parë ka konkurruar në spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars” në Vizion Plus. Të gjithë e mbajmë mend karizmën që e karakterizonte dhe performancat fantastike në vallëzim. Ajo rezultoi fituese e atij edicioni dhe si shpërblim i takonte një apartament në Tiranë.

Mirëpo, një vit më vonë ajo reagoi në lidhje me çmimin duke thënë se ajo ende nuk i kishte marrë në dorë çelësat e apartamentit. Asokohe qe shprehur se ‘spektakli’ më i madh në atë spektakël bëhet në prapaskenat e tij. Këngëtarja mesa duket dhe deri më sot nuk e ka marrë apartamentin që i takon.

Ajo ka reaguar në rrjetin e saj social me anë të një “story” duke ironizuar me nota humori se apartamenti nuk është ende i saji.

“Sot 7 vjet fitova Dancing With The Stars”. Çmimi i premtuar në opinion ishte një apartament në Tiranë. Garant ende është tu u ndërtu”, shprehet Tuna.

Rikujtojmë se Tuna nuk është e vetmja fituese e atij spektakli që nuk e ka marrë çmimin e madh. Sipas burimeve, Tuna bëhet fituesja e 5-të me radhe e cila nuk e mori çmimin e premtuar nga produksioni, apartamentin luksoz nga kompania e ndërtimeve “luksoze” në Shqipëri “Edil Al”, njëkohësisht partnere e produksionit.