MENU
klinika

''Nuk dorëzohemi''

U ekzekutuan 13 ushtarë: ”Ishulli i Akilit”, që turqit ua morën rusëve

27.02.2022 - 11:42

         Fidonisi është ishulli që osmanët ua morën rusëve. Historia e tij na kthen nga Greqia e lashtë, deri në zotërimin e Ukrahinës Ishulli i Zmiinyi ose Fidonisi është raportuar orët e fundit nga mediet, pasi aty mbetën të vrarë 13 ushtarë ukrahinas, të cilët, nuk pranuan t’u dorëzoheshin forcave ruse.

Në një audio, dëgjohen 13 roje kufitare ukrahinase në ishull, që e injoruan deri me zhargon, thirrjen e rusëve për t’u dorëzuar.

Ku shtrihet ishulli Fidonisi?

Fidonisi, i njohur gjithashtu si Lefki, është një ishull në Detin e Zi, që i përket Ukrahinës, në kufirin e vendit me Rumaninë dhe pranë deltës së Danubit.

Ishulli ishte në qendër të mosmarrëveshjejes kufitare midis Rumanisë dhe Ukrahinës. Ndaj, kufijtë territoriale të shelfit kontinental rreth Fidonisit, u caktuan nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në vitin 2009.

“Lefki” i lashtë

Ishulli mori emrin nga grekët e lashtë, të cilët e quajtën “të bardhë”, ndoshta për shkak të formacioneve të mermerit të bardhë që hasen në ishull.

Më vonë, u quajt “Ishulli i Akilit”. Aty janë gjetur rrënojat e tempullit të perëndisë Apollon, ndërsa ka edhe rrënoja ndërtesash të fundosura. Sipas mitologjisë greke, perëndesha Thetis i zhvendosi atje trupat e Akilit dhe Patrokliut, pas fuftës së Trojës, për të pushuar në përjetësi.

Ishulli përmendet nga shumë shkrimtarë të lashtësisë, si: Ovidi, Ptolemeu dhe Straboni. Në fakt, në Fidonis janë gjetur shumë mbishkrime të lashta.

Si e mori Ukrahina

Gjatë Perandorisë Osmane, nga grekët ishulli quhej Fidonisi, emri që e ruan deri më.

Në vitin 1829, pas luftës ruso-turke, më 1828-1829, ishulli u bë pjesë e Perandorisë Ruse deri në vitin 1856. Më 1877, pas luftës ruso-turke të 1877-1878, ishullin e pushtoi Perandoria Osmane dhe ia dha veriut të Rumanisë, si kompensim për aneksimin nga Rusia, të Besarabisë jugore.

Deri në vitin 1948, Fidonisi konsiderohej pjesë e qytetit bregdetar rumun të Sulimës. Në vitin 1948, sovjetikët detyruan palën rumune (të pushtuar nga trupat sovjetike) të pranonte “kalimin” e Fidonisit në Bashkimin Sovjetik, duke zhvendosur kufirin rumun në deltën e Danubit në perëndim, kjo në favor të BRSS. Rumania e ka kontestuar vlefshmërinë e këtij “traktati”, pasi ai nuk është ratifikuar asnjëherë nga asnjë vend.

Në të njëjtin vit, 1948, gjatë Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik ndërtoi radarë në ishull. Në një traktat midis Rumanisë dhe BRSS, të nënshkruar në Bukuresht më 27 shkurt 1961, u njoh pushtimi i Fidonisit nga BRSS.

Midis viteve 1967-1987, BRSS dhe pala rumune ndërmorën negociatat për kufizimin e shelfit kontinental. Pala rumune refuzoi të pranonte ofertën sovjetike, për të caktuar një shelf kontinental prej 4,000 deri në 6,000 kilometrash katrorë rreth ishullit. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991, ishulli kaloi në territorin e Ukrahinës. Pala rumune rifitoi ishullin. Sipas palës rumune, në traktatet e paqes të viteve 1918 dhe 1920 (pas Luftës së Parë Botërore), ishulli konsiderohej pjesë e Rumanisë dhe nuk përmendej në traktatin e vitit 1947, që ripërcaktoi kufijtë midis Rumanisë dhe Bashkimit Sovjetik.

Në vitin 1997, Rumania dhe Ukrahina nënshkruan një traktat që ripohonte se, kufijtë ekzistues janë të pacenueshëm dhe për këtë arsye duhet të përmbahen, tani dhe në të ardhmen, nga çdo veprim agresiv kundër kufijve, si dhe nga çdo pretendim ose vepër tjetër, sekuestrimi apo uzurpimi. të një pjese ose të të gjithë territorit të palës kontraktuese. Megjithatë, të dyja palët ranë dakord që mund të shkonin, reciprokisht, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për vendimin përfundimtar.

Më 16 shtator 2004, pala rumune e çoi çështjen kundër Ukrahinës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Çështja kishte të bënte me kufirin detar midis dy vendeve, në Detin e Zi. Më 3 shkurt 2009, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nxori vendimin (Demarkacioni Detar, në rastin e Detit të Zi), duke caktuar përfundimisht, kufirin detar mes dy vendeve.

Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin

Gjesti simbolik për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani

Fotolajm/ Hidhet bojë e kuqe mbi fëmijët dhe në rrugë

Audi i përdorur nga atentatorët i vjedhur në Tiranë 1 vit më parë

Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, detaje nga ekzekutimi mafioz!

Sërish lëvizje në Policinë e Shtetit

Ndryshojnë disa nga zëvendës drejtuesit në qarqe!