MENU
klinika

"Nuk është etike që…."

U largua nga studioja, Fifi kritikon produksionin e “BB VIP”

26.02.2022 - 11:31

Mbrëmjen e djeshme, në Post Big Brother VIP, u diskutua për momentin kur i bie të fikët brenda shtëpisë së famshme. Këngëtarja kërkoi të largohet nga studioja pas nuk ndihej mirë emocionalisht. Pas puntatës, këngëtarja reagoi përmes një postimi në rrjete sociale, duke theksuar se nuk u largua se nuk mundi të përballonte debatin, ashtu siç u raportua.

“Nuk dola nga studio pse nuk e përballova debatin. Dola nga studio se për herë të parë pashë videon me SLOWMOTION kur m’ka ra të fikët. Gjë të cilën kam refuzuar me e pa prej kur kam dal dhe nuk po merrsha as nuk po merrdha mo…”, shkroi mes të tjerash këngëtarja ndërsa kritikoi dhe produksionin duke thënë se kjo pjesë nuk duhej transmetuar.

“Mbase do të ishte mirë mos të transmetohej ajo pjesë, jo për gjë por edhe unë jam njeri…edhe unë kam familje.Mbase nuk është as etike dhe mirë për mua pavarësisht që m’ka ndodhur si episod. Po flas si njeri me ndjenja përtej çdo gjëje!”, ka shkruar këngëtarja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Është artiste e mirë, por jo njeri i mirë”

Banoret e “Big Brother VIP” bëjnë thashetheme për Fifin

Nga largimi i Fifi-t te hyrja e Bora Zemanit në shtëpi

Arbana Osmani zbulon prapaskenat e “Big Brother VIP”

Tregon ç’do të bënte ndryshe

A do të hynte Fifi sërish në “Big Brother”?