MENU
klinika

Dënimi për përdorim kokaine

U pezullua për 12 vite, rikthehet në fushë 46 vjeç

13.02.2022 - 21:40

Vullneti dhe pasioni kanë rikthyer në fushë një nga futbollistët e Serie A, Francesco Flachi, i cili pas 12 vitesh pezullim për përdorim kokaine, veshi këpucët dhe luajti zyrtarisht një ndeshje.

Ish-ylli i Serisë A, ku dikur shkëlqente me fanellën e skuadrave së Fiorentinës e Sampdorias, ka rifilluar futbollin nga amatorët, tashmë në moshën 46-vjeçare. Flachi ishte pezulluar fillimisht te Sampdoria për 2 vite pasi në kontroll antidoping ishte gjetur se kishte përdorur kokainë.

Ndërsa në vitin 2010, ishte pezulluar për 12 vite pasi kishte rezultuar pozitiv ndaj të njëjtës substancë teksa luante për Brescian dhe po mundohej të kthehej në futbollin profesionist.

Kjo nuk ishte mënyra se si ai dëshironte të mbyllte karrierën e tij ndaj priti 12 vite që të kthehej përsëri në fushë, duke firmosur me Signa e luajtur sot ndaj Prato 2000 në kampionatin Eccellenza. Ai luajti me numrin e tij të vjetër 14, teksa qëndroi në fushë për rreth 30 minuta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN