Kryedemokrati Luilzim Basha ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi me 3 vite e 4 muaj burg ish-ministrin Saimir Tahiri.
Basha shkruan se ky vendim tregon se akuzat e PD-së kanë qenë të vërteta,ndërsa shton se në krye të bandës është Edi Rama.
“Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin dëshmon sa të vërteta kanë qenë akuzat e PD për përfshirjen e ish-Ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Faktet e përfshirjes së tij në një grup të strukturar kriminal janë dëshmi e qartë se në krye të bandës është Edi Rama, njeriu që e emëroi, mbrojti dhe përdori çdo mekanizëm për të zvarritur dënimin e vartësit të tij. Saimir Tahiri dhe Lefter Koka janë vetëm dy nga hallkat e zinxhirit të krimit dhe korrupsionit që ka për autor dhe zbatues Edi Ramën”, shkruan Basha.