MENU
klinika

"Nuk do t’u kërkohet aplikimi për azil"

Vendos BE: Do të pranojmë refugjatë ukrainas

27.02.2022 - 23:24

Bashkimi Evropian ka rënë dakord unanimisht midis të gjitha vendeve anëtare për të pranuar refugjatë ukrainas deri në tre vjet pa u kërkuar atyre që të aplikojnë fillimisht për azil, tha ministri i brendshëm gjerman, raporton BBC.

Më herët Komisionerja e Bashkimit Evropian për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson tha BE-ja duhet të përgatitet për ardhjen e miliona refugjatëve ukrainas.

“Është shumë e vështirë të merret me mend se sa, por unë mendoj se ne duhet të jemi të përgatitur për miliona,” tha Johansson.

Ajo shtoi se deri më tani “rreth 300,000 ukrainas kanë ardhur në vendet anëtare të BE-së”.

Bashkimi Evropian ka vendosur disa sanksione për Rusinë, ku më e fundit ishte mbyllja e hapësirës ajrore për avionët në pronësi ruse, të regjistruar rus ose të kontrolluar nga Rusia,
BE-ja po ashtu do t’i ndalojë mediat ruse ne BE, sic janë Russia Today dhe Sputnik, si dhe filialet e tyre.