MENU
klinika

Siuata e mbrojtësit spanjoll

Vetëm 5 ndeshje në 8 muaj, Ramos “var këpucët”?

03.02.2022 - 19:11

Sergio Ramos nuk po kalon një sezon të bukur te PSG. Mbrojtësi ka disa shqetësime në pulpë që e kanë mbajtur jashtë për pjesën më të madhe të sezonit. Spanjolli ka luajtur vetëm pesë ndeshje në tetë muaj të klubi parisien.

Sipas së përditshmes Le Parisien, e ardhmja e tij është në dyshim dhe madje po flitet për një tërheqje të mundshme për shkak të këtyre probleme në pulpë. Sipas Jean-Marcel Ferret, ish-mjek i kombëtares franceze, dëmtimi i spanjollit është i paparashikueshëm:

“Janë dëmtime shumë të bezdisshme sepse evoluimi i tyre nuk mund të parashikohet kurrë. Pa hyrë në detajet anatomike, duhet konsideruar se plakja e muskulit dhe goditjet e marra nga Ramos në karrierë pas 19 sezonesh në nivele të larta i kanë dobësuar pulpat e tij”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN