Çernobili u kthye në një “fushëbetejë” pas futjes së ushtrisë ruse në Ukrainë.
Këshilltari i Presidentit të Ukrainës, Mykhaylo Podolyak ka deklaruar se zona përreth ish-centralit bërthamor nuk është e sigurt.
“Pas një beteje të ashpër, ne humbëm kontrollin e vendndodhjes së Çernobilit” – tha këshilltari presidencial.
Чернобыль pic.twitter.com/QAC3CrJPj2
— M:ara (@gt_lozt) February 24, 2022
BBC ka publikuar një video të shpërndarë në rrjetin social Twitter ku shihen disa tanke ruse të stacionuara jashtë godinës së ish-centralit bërthamor.
Çernobili ishte vendi i një prej fatkeqësive më të këqija bërthamore në histori, kur një nga katër reaktorët e tij shpërtheu në vitin 1986