MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 20

Vllaznia mposht Teutën dhe u qëndron pretendimeve

13.02.2022 - 19:44

Vllaznia ka mposhtur një rival direkt dhe u qëndron pretendimeve në kampionat, minimalisht për një vend në Evropë. Shkodranët fituan 4-2 ndaj Teutës në “Loro Boriçi”, duke përjashtuar nga gara durrsakët për vendet e para.

Përballja nisi e zjarrtë, Liridon Latifi gjeti golin pas 51 sekondave, ndërsa në minutën e shtatë shënoi golin e dytë sezonal në Superiore mbrojtësi Fallou Diagne. Moment super për vendasit, që shënuan përsëri me anë të Latifit, i cili ngjitet në kuotën e 8 golave në kampionat.

Rubin Hebaj shkurtoi rezultatin në minutën e 18-të. Da Silva pati dy mundësi të mira pas gjysmë ore lojë, por Pano Qirko priti goditjet me kokë të lojtarit brazilian. Teuta mori zemër dhe realizoi golin e dytë me anë të Lorenco Vilës (41’), i cili mori një asist nga Beqja.

Pjesa e dytë foli për për Vllazninë. Latifi u ndal nga shtylla në minutën e 46-të. Mevlan Adili tentoi një gol të bukur me një gjuajtje fluturimthi, por atë e realizoi Fjoart Jonuzi.

Eurogoli i mesfushorit në minutën e 72-të, solli shpërthimin e tifozëve në stadium dhe çlirimin e trajnerit Thomas Brdaric. Teuta e mbylli takimin me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Harallamb Qaqit në minutat shtesë për goditje me bërryl ndaj Ante Aralicës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN