MENU
klinika

‘Tronditet’ Shkodra!

Vritet një person me armë zjarri në fshatin Grudë e Re

13.02.2022 - 21:07

Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Ngjarja është regjistruar vetëm pak minuta më parë në fshatin Grudë e Re. Sipas burimeve, viktima është identifikuar si Prek Tomaj, punonjës i Ujsjellës- Kanalizimeve.

Sakaq, ende nuk dihen motivet e krimit dhe nuk ka një akoma një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit.

Shkodër/Informacion paraprak:

Më datë 13.02.2022, rreth orës 19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve