MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

Vuçiç: Jam gjithmonë i gatshëm të bisedoj me Kurtin

08.02.2022 - 11:33

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka thënë se është i gatshëm të bisedojë me kryeministrin Albin Kurti.

“S’shoh shumë sens të bisedoj me Kurtin, por unë jam gjithmonë i gatshëm për këtë. Askush s’ka pasur kokëdhembje nga bisedimi”, ka thënë Vuçiç në TvHappy.

Vuçiq foli edhe për vizitën e emisarëve Escobar e Lajcak, për takimet me ta tha se kanë qenë biseda të vështira por që s’mund të flasë për detaje.

Për emërimin e diplomatit Christopher Hill si ambasador i ShBA-së në Beograd, Vuçiq tha se “eksperiencat tona s’janë të lehta, por që e mirëpresim atë”

“Hill është mik i Biden, doajen i skenës diplomatike amerikane që ne njohim. Jo të gjitha eksperiencat janë të lehta, por ne e mirëpresim atë. Faleminderit ambasadorit Godfrey, nuk jemi pajtuar për të gjitha çështjet, por ai ka bërë punë të mira për Serbinë, sidomos në kuptimin e sjelljes së investorëve”, tha ai./Express