MENU
klinika

Mesazhi i ambasadores amerikane

Yuri Kim takon ministrin e Drejtësisë: Njerëzit meritojnë rezultate reale…

01.02.2022 - 13:23

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, për të diskutuar mbi progresin dhe hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi.

Ambasadorja amerikane thekson se njerëzit meritojnë rezultate reale nga reforma në drejtësi, që është me rëndësi edhe për tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

“Takimi shumë produktiv me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të diskutuar progresin dhe hapat e ardhshëm në zbatimin e reformës në drejtësi. Fokusi i mbështetjes së SHBA-ve këtë vit është: eliminimi i mangësive dhe joefikasitetit, veçanërisht për të reduktuar numrin e çështjeve të të pazgjidhura në gjykatat administrative, shkruan Kim.

“Duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve për pretendimet dhe të drejtat pronësore në kohë, në mënyrë transparence dhe të plotë, gjë që është gjithashtu e rëndësishme për tërheqjen e investimeve të huaja dhe përmbushjen e standardeve të BE-së; & imponimin e pasojave për zyrtarët që përfshihen në korrupsion. Njerëzit meritojnë rezultate reale nga reforma në drejtësi”, tha Yuri Kim.